Interi e shkatërron 6:2 Crotonen, për fitoren e 8-të radhazi në Serie A

Interi e ka nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e turpëruar 6:2 Crotonen për ta arritur fitoren e tetë radhazi në Serie A.

Crotone erdhi në San Siro dhe ia futi frikën Interit në pjesën e parë duke ia shënuar dy gola, por u shkel plotësisht nga zikaltrit në 45 minutat e dytë duke i pranuar katër gola të tjerë.  

Lautaro Martinez shkëlqeu me het-trik, ndërkohë që Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi shënuan nga një herë, ndërkohë që Marrone shënoi në portën e vet.