Interi shënjestron Pablo Sarabian si zëvendësuesin ideal të kroatit Perisic, që me shumë mundësi do të largohet nga zikaltërit gjatë merkatos së verës.

Klubi italian pritet shumë shpejt të bëjë një ofertë konkrete për sulmuesin spanjoll, që po zhvillon një sezon shumë të mirë me Sevillan, por nuk po shpërblehet ekonomikisht sa duhet për përformancën e tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi i ofron lojtarit një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.

Sarabia ka klauzolë largimi në kontratën prej 18 milionë eurosh. Marrëveshja aktuale e 26-vjeçarit me ekipin andaluz përfundon në vitin 2020.