Interi dhe Juventusi rivalizojnë edhe jashtë fushës, interesohen për Tonalin

Sandro Tonali është një nga talentet më të mirë në futbollin italian.

Mesfushori po luan këtë sezon për herë të parë në Serie A me Brescian, ndërkohë që pavarësisht se ekipi i tij ndodhet në fundin e tabelës, ai ka spikatur me paraqitjet e tij.

Tonali ndiqet nga shumë klube me emër, si në Serie A, ashtu edhe jashtë saj. Në Itali ka një derbi mes Juventusit dhe Interit për shërbimet e 19-vjecarit.

Edhe pse presidenti I Brescias, Cellino ka theksuar se nuk do të heqë dorë lehtë nga mesfushori, presioni i vazhdueshëm nga ekipet e mëdha mund të bindë atë që për një ofertë të mirë ta lërë të lirë yllin e skuadrës.

19-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2021 me Brescian.