Interi dhe Atletico Madridi ofrojnë nga 90 milionë euro për Pepen

Klubi italian Interi dhe ai spanjoll Atletico Madrid thuhet se kanë ofruar nga 90 milionë euro për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Bregut të Fildishtë ka qenë një sensacion në Ligue 1 këtë sezon duke shënuar 22 gola dhe dhuruar 11 asistime në 38 ndeshje.

Një lojtar i krahut të djathtë, i cili gjithashtu mund të luajë si qendërsulmues, ka qenë i lidhur me skuadrat si Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich.

Megjithatë, mediumet franceze France Football dhe L’Equipe raportojnë sot se Interi dhe Atletico kanë parakaluar këto skuadra në garë për sulmuesin duke ofruar nga 90 milionë euro.

Interi fillimisht kishte propozuar rreth 60 milionë euro më herët gjatë verës, por tani është sugjeruar që ata e kanë rritur ofertën me përfshirjen e shtesave dhe bonuseve.

Burimet italiane hedhin dyshime mbi këtë histori, pasi që Nerazzurrët kanë një buxhet të kufizuar transferimesh, madje edhe me trajnerin e ri Antonio Conte duke hartuar listën e dëshirave.

Besohet se Romelu Lukaku është prioritet dhe Manchester United dëshiron 70-80 milion euro për qendërsulmuesin.

Interi shpreson të mbledhë fonde duke shitur Mauro Icardin, por ai refuzon të largohet dhe ofertat mungojnë pas disa muajve grindjesh me klubin.

Ndërkohë, Atletico Madridi janë gjithashtu të gatshëm për të paguar dhe të shohin Pepen si zëvendësim ideal për Antoine Griezmann.

Atletico janë të gatshëm të shpenzojnë shumë këtë verë, pasi ata thuhet gjithashtu se janë në prag të sigurimit të Joao Felix nga Benfica për 120 milionë euro.