Interi bën tjetër hap mbrapa në garë për titull, ndalet me barazim nga Cagliari

Interi ka bërë një tjetër hap të madh mbrapa në përpjekje për ta fituar titullin në Serie A pas një dekade, pasi u ndal nga Cagliari me atë që ishte barazimi i tretë radhazi me rezultat të ngjashëm 1:1.

Lautaro Martinez i dha epërsinë skuadrës së Antonio Contes herët në pjesën e parë, kur u shërbye nga Ashley Young në debutimin e anglezit, por mesfushori zikaltër i huazuar në Cagliari Radja Nainggolan shënoi 12 minuta para fundit për ta ndalur Interin me barazim 1:1 të dielën në San Siro.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Interin, që nënkupton se klubi zikaltër tani rrezikon të ngelë plot gjashtë pikë prapa liderit, Juventus, nëse kjo e fundit fiton ndeshjen e kësaj jave ndaj Napolit.