Interi afër transferimit të Lukakut

Romelu Lukaku tashmë është një hap larg Interit, pasi gjiganti italian ka bërë një ofertë joshëse për belgun që duket se Manchester United s’do ta refuzojë.

Sipas Sky Sport, mbrëmjen e së mërkurës zikaltërit kanë formuluar ofertën e bujshme: 10 milionë euro huazim për dy vjet me të drejtë blerje 60 milionë euro. Manchester United reflekton dhe praktikisht ka hapur dritën jeshile.

Interi dhe belgu kanë arritur akordin me kohë mbi bazën e një kontrate 4 vjeçare me thuajse 7 milionë euro në sezon.

Problemi i vetëm është se United kërkon siguri për shitjen e sulmuesit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë një histori si ajo e Gonzalo Higuain, i cili nuk qëndroi as te Milani dhe as të Chelsea, duke u kthyer te Juventusi.

Nëse Interi pranon opsionin e blerjes me detyrim, gjithçka mbyllet lehtësisht.