Sipas të gjitha gjasave do të jetë Valentino Lazaro goditja e parë e Interit të Contes në merkaton e kësaj vere, kuptohet blerja e parë sepse me parametër zero është afruar Diego Godin.

Adiminstratori i deleguar Beppe Marotta dëshiron të mbyllë sa më shpejtë këtë operacion merkatoje dhe i ka ofruar Hertha Berlinit, 18 milionë euro për kartonin e anësorit të djathtë austriak.

Gjermanët kërkojnë 20 milionë euro për Lazaron por kjo shifër mund të arrihet me bonuset dhe Interi dëshiron të mbyllë marrëveshjen në kohë rekord pasi nuk dëshiron përfshirjen në tratativa të tjera.