Inter ofertë zyrtare tek Conte, operacion 3-vjeçar me kosto 80 milionë euro

Inter është duke hedhur hapa konkret drejt firmës me Antonio Conte si trajneri i ardhshëm i zikaltërve.

Luciano Spalletti do të shkarkohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka dy vite të tjera kontratë me zikaltrit.

Në tavolinën e Conte është vendosur kontratë 3-vjeçare, me pagë 9 milionë euro në sezon. I është bërë e mundur që të marrë të gjithë stafin e tij dhe i janë premtuar dy goditje të forta në merkato.

Oferta e parë e zikatërve për ish-trajnerin e Juventusit ishte 8 milionë euro në sezon, mirëpo oferta prej 9.5 mln euro nga Roma ka detyruar Marottan të rrisë me një milionë euro ofertën.

Kjo rokadë trajnerësh do i kushtojë Interit plot 80 milionë euro, bashkë me shpenzimet për kontratën e Conte dhe të stafit të tij, duhen llogaritur edhe paratë që do të paguhen për shkarkimin e Spalletti, i cili është ende nën kontratë.

Inter pret të marrë 50 milionë euro nga pjesëmarrja në Champions League, do të jetë UEFA që do e lëvrojë këtë shumë të ardhurash. Të gjitha këto para pritet të shkojnë për të bërë dy goditjet në merkato të premtuar për Conte.

Ndërsa klubi duhet të sigurojë patjetër pjesëmarrjen për në Champions League për sezonin e ardhshëm, që të ketë mundësi të rregullojë buxhetin, duke qenë se janë nën vëzhgim nga “Fair Play” Financiar deri më 30 qershor të vitit 2019.