Dhuna

Inter-Napoli, 4 tifozë në spital, 1 në gjendje më të rëndë

Inter-Napoli, përtej emocioneve që dhuroi në fushën e blertë u shoqërua edhe me disa episode të pakëndshme me protagonistë tifozët e të dyja skuadrave.

Katër persona janë plagosur me mjete prerëse në afërsi të stadiumit “Giusseppe Meazza”. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin Sacco të Milanos, pasi rrezikonte të humbiste jetën.

Tre persona të tjerë, të përfshirë në një zënkë pak para nisjes së takimit, u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore për t’u kthyer më pas në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Edhe 43 vjeçari që ishte më rëndë, pas ndihmës së parë mjekësore është në kushte të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën.