Inter-Milan – Derbi i ‘çmendur’, e pabesueshme çfarë ndodh në pjesën e dytë

Në “San Siro” po luhet derbi Inter-Milan, i vlefshëm për javën e 23-të të Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Milanit, me golat e shënuar nga Rebic (40’) dhe Ibrahimovic (45+1’).

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të Brozovic me shkurton diferencën e golave me një gjuajtje të fortë me të majtën nga jashtë zone.

Por, zikaltrit nuk e ndalin vrullin dhe Vecino barazon, duke bërë të shpërthejnë tifozët zikaltër në “San Siro”.