Sampdoria e ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të në Serie A
Interi ka bërë një hap prapa në garën për titull duke humbur sot nga Sampdoria.
Golashënues për Sampdorian ishin dy ish-lojtarë të Interit, Antonio Candreva 23′ dhe Keita Balde 38′.
Për Interin golin e vetëm e shënoi De Vrij në minutën e 65-të.
Kjo humbje e mban Interin në vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se Milani që është lider dhe ndeshjen e kësaj jave e luan në mbrëmje me Juventusin.







