Inter

Inter kompleton në momentet e fundit të ndeshjes rikthimin ndaj Udineses

Inter ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Udineses në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Ndeshja nisi më mirë për ‘Nerazzurrët’ që patën fillimisht nën kontroll ndeshjen dhe rrezikuan portën në disa raste me Federico Dimarcon dhe Hakan Calhanoglun.

Sidoqoftë, Udinese e përballoi presionin që e ushtroi Interi dhe eventualisht gjetën golin e epërsisë në minutën e 40-të me Lamar Samardzic që shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi shifrat me anë të Carlos Augusto (48’) por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Disa minuta më vonë, portieri i vendasve Maduka Okoye, bëri një ndërhyrje të palejueshme dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua Hakan Calhanoglu (55’) i cili ia doli të barazojë shifrat në 1-1.

Në minutën e 95-të Inter ia doli që të shënojë përsëri me anë të Davide Frattesit i cili nga afërsia nuk gaboi për 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Interi vazhdon fuqishëm si lider në Serie A me 79 pikë të grumbulluara, teksa na ndajnë edhe shtatë ndeshje nga fundi.