Interi ka vendosur që mos ta apelojë ndalimin për të luajtur në stadiumin e tyre por ka kërkuar që fëmijët e Milan ti mbushin tribunat për ndeshjen e tyre në Serie A kundër Sassuolos në San Siro
Interi është dënuar që të luaj dy ndeshje pa tifozë për shkak se fyeu në baza razore mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes që u mbajt më 26 dhjetor në Serie A.

“FC Internacionale lajmëron se nuk do të apeloj vendimin e Serie A që ne të luajmë pa tifozë pas ndeshjes së 26 dhjetorit kundër Napolit”, shkruan në faqen zyrtare të Nerazzurri.

Klubi në vend të kësaj ka bërë kërkesë në federatë që nëse munden ta mbushin stadiumin me vajza dhe djem nga shkolla e futbollit të Interit dhe Qendrës Sportive Italiane që të mundnin të përcjellin ndeshjet kundër Sassuolos më 19 janar, ndeshje e javës së 20 në Serioe A”.

“Ne besojmë se është një inciativë e rëndësishme që tregon se ne jemi kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës në stadiume”, ka shkruar tutje Interi.