Inter dhe Atalanta ndajnë nga një pikë në luftën për Champions (VIDEO)

Inter ka barazuar 0-0 në San Siro ndaj Atalanta-s të vendit të pestë. Me këtë pikë, zikaltrit shkojnë në kuotën e 56 pikëve dhe ka një avantazh prej pesë pikësh nga ndjekësi më i afërt, Milan.

Kjo ishte ndeshja e parë e Icardi-t në “San Siro” që prej ditëve të para të shkurtit, ndërsa Spalletti zgjodhi të aktivizonte Alberto Gagliardini-n, i cili sot ka ditëlindjen, në vend të Radja Nainggolan në një formacion 4-3-3.

Vencino dërgoi topin në rrjetë në pesë minutat e para, por goli i tij është anuluar për pozicion jashtë loje. Mesfushori kishte një tjetër mundësi të mirë, por portieri Gollini ka bërë mrekullinë.

Atalanta e merr veten me kalimin e minutave teksa Marcelo Brozovic duhet të dilte nga fusha i dëmtuar në minutën e 23’, në vend të tij është futur Nainggolan.

Edhe Icardi humbi një mundësi shumë të mirë, ndërsa për miqtë ra në sy mungesa e Duvan Zapata, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm këtë sezon.

Pas pushimit ishte Inter skuadra që bëri “ligjin” në fushë, por pa arritur të gjejë golin e fitores. Me këtë pikë, dhe duke parë humbjen e Milan dhe barazimin e Lazio-s, Inter mbetet në jnë pozicion të favorshëm, por një fitore do të kishte qenë vendimtare për vendin e tretë dhe kualifikimin në Champions.