Interi bën gati ofertën zyrtare për Lukakun

Interi është gati të prezantojë ofertën zyrtare për të marrë Romelu Lukakun nga Manchester United, ndërsa sipas mediave italiane, ndërmjetësimin do të bëjë menaxheri i belgut, Federico Pastorello.

Ky i fundit pritet të takohet me drejtorin e anglezëve, Ed Wooduard, për t’i ofruar rreth 20-30 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit anësor kroat, Ivan Perisiç, i cili ndiqet prej dy sezonesh nga “Djajtë e Kuq”.

Vlera e kartonit të Lukakut shkon në rreth 60 milionë euro, ndërsa Perisiç vlerësohet rreth 30-40 milionë euro.

Në ditët në vijim, pritet të ketë negociata në nivele më të larta mes drejtuesve të klubeve, ndërsa marrëveshja parashikohet të mbyllet brenda fillimit të qershorit.