Inteligjenca ukrainase: Putin urdhëroi liderin çeçen që të vriste Zelensky-n, strategjia u planifikua tre javë para pushtimit

Në fillim të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi liderin çeçen Ramzan Kadyrov të pushtonte lagjet qeveritare në Kiev dhe të vriste presidentin ukrainas.

Kjo është ajo që zbulon Wall Street Journal , duke cituar zyrtarë të inteligjencës dhe sigurisë ukrainase.

Mediat e huaja zbulojnë se inteligjenca ukrainase raportoi se tre javë para fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, Putin thirri Kadyrov në Moskë për të zhvilluar një strategji.

Në 25 shkurt 2022, trupat e Kadirov hynë në Ukrainë me tre kolona automjetesh të blinduara./express/