Intelektualët udhëtojnë në Finlandë për të mbështetur Dritën në Ligën e Konferencës

Nënkampioni i Kosovës, Drita tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për ndeshjen e Ligës së Konferencës ku do të takohet me Inter Turkun.

Tifozët e zjarrtë të Dritës “Intelektualët” tashmë kanë njoftuar se po përgatiten për ta mbështetur Dritën në Finlandë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Të mërkurën e 6 Korrikut nga ora 18:00 klubi jonë i zemrës do të takohet me Inter Turku nga Finlanda në kuadër të ‘Uefa Conference League’.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Veritas Stadium’ në Turku të Finlandës.

Ftohen të gjithë tifozët tanë që gjinden në diasporë të na bashkangjiten në përkrahje të klubit tonë të zemrës, sepse Drita kurrë nuk është e vetme kado që shkon.

Në ditën e ndeshjes të gjithë do të takohemi në një lokacion afër stadiumit (ju njoftojmë me kohë për vendin) dhe nga aty në mënyrë të organizuar do të marrim rrugën drejtë stadiumit.

Rreth informatave të biletave si dhe të sektorit ku do të vendosemi do të ju njoftojmë me kohë.

P.s për informata shtesë rreth organizimit të tifozëve mund të kontaktoni me anëtarin tonë që gjendet në Finlande, Albert Fazliu – Zubi.