Afër stacionit

Inspektorët e Mitrovicës në deti, ndërtimtarët nisin punime banesore (FOTO)

Këtë vikend një pjesë e madhe e punëtorëve të komunës së Mitrovicës kanë zgjedhur që ta vizitojnë Shqipërinë përmes një organizimi sindikal, ku në mesin e tyre janë edhe inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit.

Mirëpo, mungesën e tyre po e shfrytëzojnë kompanitë ndërtimore, pasi që të paktën njëra prej tyre ka filluar ndërtimin e një objekti banesor pa leje.

Ballkani.info ka siguruar foton e punimeve të kompanisë “ARI”, e cila sot ka nisur punimet e katit nëntokësor (bodrumit) të një banesë afër stacionit të autobuseve në Mitrovicë.

Në një prononcim për Ballkani.info, Hysni Ahmeti, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, e ka mohuar fillimin e punimeve në këtë vend, ani pse ai nuk gjendet në Mitrovicë.

“Nuk e di për çfarë objekti banesor e keni fjalën, unë nuk di që ka filluar ndonjë objekt në stacionin e autobusëve ne Mitrovicë, për herë të parë po e dëgjoj këtë gjë”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo, foto e siguruar nga Ballkani.info tregon se aty po ndërtohet, ndërsa nesër ekipi i gazetarëve do të dale në vendin e punimeve ku po ndërtohet pa leje. /Ballkani.info/