Inspektorati i Tregut në inspektim për flamuj, gjobitën të gjitha bizneset

Për këtë, ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” ka bërë kërkesë për të dalë në terren me inspektorët e Inspektoratit të Tregut, për t’i identifikuar shkeljet.

Por, meqë Inspektorati e ka të ndaluar me ligj publikimin e emrave të subjekteve afariste që inspekton dhe gjobave që u shqipton, atëherë emrat e tyre do të fshehën gjatë marrjes së pamjeve në inspektim.

Ekipi bashkë me Inspektoratin e Tregut ka dalë në terren më 27 prill.

Në këtë biznes, inspektorët kanë hasur në mungesë të shtuar flamujve të origjinës së produkteve.

Derisa inspektorët verifikonin shkeljet e Ligjit për Konsumatorët, menaxherët e lartë të kësaj kompania, kërkojnë fillimisht të bisedojnë në telefon me inspektorët, e më pas largimin e medias nga marketi.

Kësisoj duke pamundësuar monitorimin e punës së tyre.

Por, në fund del se marketi është gjobitur në vlerë të 1 mijë eurove për shkeljet e evidentuara.

“Subjekti afarist u inspektua lidhur me flamujt e origjinës, respektivisht sa po zbatohet Ligji për Mbrojtën e Konsumatorëve, edhe në këtë rast kishte mungesë të vendosjes së flamujve në produkte. Në këtë rast u pa që flamujt nuk janë të vendosur në pemë, perime, në disa produkte konditorike keksa të ndryshëm të llojeve të ndryshme pastaj në disa lloje të produkteve higjienike, në shampon sapunë, detergjent të ndryshëm dhe deodoranta që ishin aty. Inspektorët hartuan një proces i konstatuan të gjitha këto parregullsi dhe tani do të ndërmerren masa ligjore, konformë ligjit në fuqi”, ka thënë Afrim Fana, inspektor i Tregut.

Arsyeja e biznesit për mos zbatimin e ligjit për vendosjen e flamujve të origjinës, thotë të jetë mungesa e punëtorëve, si dhe mostrajnimi i tyre.

“Arsyetimi i biznesit që nuk i ka vendosur flamujt kryesisht ka të bëjë sillet rreth numrit të vogël të punëtorëve, nuk ka punëtorë mjaftueshëm pastaj janë të detyruar të marrin punëtor veç a vjen me punu, nuk kanë përvojë”, shton Fana.

Situatë e njëjtë ndodh edhe në një market tjetër.

“Fana: Përshëndetje a jeni lodh? Na jemi prej Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë, e kemi një kontroll sot të ju me bo lidhur me vendosjen e flamujve të origjinës, na shoqërojnë edhe gazetar.

A mundemi me vazhdu me hy?

Menaxherja: Veç dashta me e ditë a del kjo diku në emision?

Fana: Po, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Menaxherja: Okej se s’kisha pasë qejf (nuk kuptohet) me u dok, poo.

Fana: A po ju tregon se kjo po thotë s’kom qef me u dok.

Gazetarja: Jo nuk dalin fytyrat e punëtorëve edhe emri i kompanisë nuk del.

Raport në fund përshkruan gjendjen në market, që del të mos jetë në përputhje me ligjin.

“Me rastin e inspektimit janë hasur produkte të cilat nuk i kanë të vendosur flamujt e origjinës, si në produktet ushqimore për fëmije Hip-it të gjitha llojet, vaj ushqimor, Diamant, Premium në qumësht Drena, edhe në Moja kravica. Gjithashtu nuk ka të vendosur flamuj të origjinës edhe në produktet e frutave të thata në të gjitha llojet e Nessle. Landa në procedura, qëtu a po ë nënshkruan apo? Nëse ke naj vërejtje me shkrujt mundesh me shkrujt këtu tek vërejtja”.

Menaxherja nuk kishte asnjë vërejtje me të gjeturat e inspektorëve, ani se kishin hasur në mos zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, por në fund të inspektimit doli të ketë me pranin e kamerave.

Për këtë ajo kërkoi fshirjen e tyre, duke u arsyetuar se për këtë mund t’u dalë problem atyre si punëtorë.

Ani se në fillim çdo gjë ishte në rregull, kur inspektori i shpjegoi qëllimin.

“Veç qeto incizime le të fshihen menjëherë përndryshe unë mundem me pas probleme masanej”.

Tutje, inspektorët kanë vazhduar në një market tjetër në kryeqytet.

Gjatë qëndrimit aty, inspektorët kanë parë numër edhe më të madh të shkeljeve.

Përveç që një pjesë e madhe e produkteve nuk e kanë pasur flamurin e origjinës, një pjesë tjetër e kanë pasur gabim, kështu duke krijuar huti tek konsumatorët.

“Në rastin e inspektimit në subjektin afarist janë hasur produkte të cilët nuk i kanë vendosur flamujt e origjinës si molla, dardha, kivi domate, lakra, speca, preshë, si dhe në produkte të thata nuk i ka të vendosur flamujt e origjinës. D.m.th të gjitha llojet e produkteve të thata nuk i ke të vendosur flamujt e origjinës, ndërsa në këto produkte i ka të vendosur gabimisht flamujt e origjinës si në: verë të bardhë, Korvna bianko e ka të vendosur të flamurin e origjinës të Republikës së Kosovës, ndërsa produkti është nga Italia. Në produktin çokollatë Lacini e ka të vendosur flamurin e origjinës së Gjermanisë ndërsa produkti është me origjina nga Ukraina, si dhe në produktin llokum Liri e ka të vendosur flamurin e origjinës Turqia ndërsa produkti është me origjinës nga Republika e Kosovës. Landa në procedurë, pala nuk ka vrejtje. Dëgjo një aktvendim për shqiptim të gjobës të vjen, ke të drejtë ankese në afat”, sqaron Afrim Gashi, inspektor i Tregut.

Për këtë, menaxheri i pikës arsyetohet të mos ketë ndodhur qëllimisht, duke shtuar se qytetarët janë vetëdijesuar dhe produktet serbe “nuk mund të ua ndalin me zor”.

“Menaxheri: Unë kisha pas me thanë diçka. Nuk është që i këna vendos flamujt gabim po jon mbet trashëgum, se vendin tu e lëviz edhe sinqerisht nuk e di çka është puna ë këtyre flamujve qe një kohë të gjatë u bo tash vetë vetëdijesimi i konsumatorëve s’ma merr mendja që nuk ekziston. Tash secili konsumator po e she çka po don me ble, me zor nuk mundemi me ia ndalu shembull produktin e Serbisë ose çka po di unë.

Gashi: Na jemi ardh veç me konstatu gjendjen reale që është në market tanin, edhe derisa është ligji në fuqi ju jeni të obliguar me i vendos flamujt e origjinës në të gjitha produktet që janë të ekspozume për shitje.
Menaxheri: Na bojmë në kategorinë në pjesën e bizneseve të mesme dhe vogla dhe po është shumë problem, tash nuk është kjo veç te na po në krejt Kosovën realisht, po kemi probleme me staf. Tash po dihet që një pjesë e madhe janë duke ik jashtë, dhe shumë vështirë me i nejt gati secilit artikull me flamur dhe të njëjtën kohë shembull me çmime, tash s’po di.

Gashi: Për të gjitha këto ankesa i drejtoheni kryeinspektores, kështu që na veç e përshkrum gjendjen reale që është në momentin e inspektimit.
Menaxheri: Jena kanë shumë ma mirë edhe përpara por kur po kalon një kohë pop dalin senet pak prej rendit, prej rrjedhave.

Gashi: Krejt e kemi të qartë, po! Nëse e paguani gjobën brenda 15 dite, paguhet gjysma e vlerës, a e dini?”

Marketi i fundit rezulton të jetë më mirë me zbatimin e ligjit.

Të gjitha produktet kishin flamujt e origjinës, po jo të gjithë ishin gabim.

Inspektorët identifikojnë gjatë kontrollit së një pjesë e tyre janë gabim.

Për këtë, edhe këtij marketi i bëhet raport, dhe shqiptohet gjoba.

“Fana: Menaxher gjatë inspektimit në marketin tuaj, i vërejtëm dy flamuj të origjinës nuk e kanë përputhjen e njëjtë me produktin, në rastin me ujit Heba i cili është i prodhuar në serbi është i vendosur flamuri i origjinës uji glina i Shqipërisë. Ndërsa, në produktin tjetër pastë për dhëmbë Colgate e cila është e prodhuar në Kinë e ka të vendosur flamurin e origjinës të Holandës, kjo është krejt ajo përmbajtja çka e kemi shkrujt. Në këtë rast, për këto shkelje që kanë ndodhur do të gjobitën. A keni vërejte në punën tonë?
Menaxheri: I nderum, qajo vendosja e produktit të “Hebës” faktikisht në arkë ose çmimorë me këqyr e ka flamurin e Serbisë se ka flamurin gabim. Por vendosja e produktit ke në mënyrën e gabuar.

Gashi: E ke rendit produktin tjetër, a flamurin e origjinës edhe çmimin tjetër.
Menaxheri: Qe ta shiqojna edhe e she  që flamurin e ka në rregull.

Fana: Dëgjo, na nuk po të thojmë që..
Menaxheri: Po më doket e rand pak qajo se gabimi ke te na se une..

Fana: Dëgjo unë ta kom shkrujt bash qysh oshtë aty, renditjen nuk ta kom shkrujt që flamurin e ke vendos gabim por çmimin me produkt. A ki vërejtje tjetër në punën tonë?
Menaxheri: Jo nuk kom vërejtje tjetër send, veç për qet detaje..

Gashi: Dëgjo ke të drejtë ankese.
Menaxheri: Jo, jo s’po themë me u anku.

Fana: Nënshkruaje këtë”.

Inspektimet e realizuara në katër subjekte afariste tregojnë se ligji askund nuk po zbatohet me përpikëri.

Në të gjitha këto biznese inspektorët kishin shqiptuar gjoba, për shkak të të gjeturave.

“Sot nga ora 9 e 30 kemi filluar me inspektimin e bizneseve në kryeqytet, lidhur me zbatimin e ligjit për mbrojtën e konsumatorit, respektivisht vendosjes se flamujve te origjinës tek produktet qe u ofrohen për shërbim konsumatorëve. Gjatë inspektimit është hasur në të gjitha marketet është hasur që nuk i kanë të vendosur të gjithë flamujt, dikun më pak e diku më shumë. Megjithatë ndaj të gjithëve do të merren masa ligjore, pra të gjitha bizneset që janë inspektu sot do të ndëshkohen. Po gjendja në terren ndryshon nga rasti në rast, nga dita në ditë. Ka nganjëherë vendosen flamujt në të gjitha produktet, ka ndonjëherë kur fillojnë dhe zbehet vendosja e flamujve. Mirëpo, në përgjithësi nuk është e kënaqshme”.