Inspektorati i Punës: Degradimi i Hoxhës ishte i paligjshëm, tre mijë euro gjobë ndaj RTK-së

Shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës (IP) ka vërtetuar vendimin e organit të shkallës së parë të IP-së të 25 janarit gjatë këtij viti.

Në atë vendim thuhet se degradimi i kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B.Hoxha ka qenë i paligjshëm.

Kësisoj, gjoba e shqiptuar ndaj RTK-së në vlerën prej 3 mijë euro mbetet në fuqi, njoftoi sindikata e RTK-së.

“Arsyetimi i IP-së: 1000 euro gjobë për: Shkelje të nenit 4 të rregullores Nr. 0736/18 lidhur me nenin 86 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 I Ligjit nr. 03/L-212 të Punës. 1000 euro gjobë për: Shkelje të nenit 85 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, paragrafi 2 lidhur me nenin 11 paragrafi 1 mëm paragrafi 1.2 1000 euro gjobë për: Shkelje pasi Akti i Brendshëm – Katalogu i Vendeve të Punës është në kundërshtim me nenin 4 paragrafi 1 lidhur me nenin 11 paragrafi 1.2 i Ligjit të Punës”, thuhet në vendim.