Insigne mendon se Sarri e tradhëtoi Napolin me kalimin te Juventusi

Lorenzo Insigne shpreson se do të luajë gjatë gjithë karrierës së tij në klubin e Napolit dhe këmbëngul në besimin e tij se Maurizio Sarri është tradhtar për shkak se iu bashkua Juventusit.

Kapiteni i Napolit është kritikuar nga trajneri i vet Carlo Ancelotti dhe presidenti i klubit Aurelio De Laurenttis, por ai thotë se motivohet nga kritikat e tyre.

“Unë i interpretoj fjalët e trajnerit dhe presidentit si tentime për të më ndezur mua, në mënyrë që ta japë 100 përqindëshin. Fanella e Napolit është shumë e rëndësishme për mua”, tha ai.

Insigne i mbrojti komentet e veta se Sarri e ka tradhtuar Napolin duke iu bashkuar rivalit të moçëm, Juventusit, vetëm një vjet pas largimit.

“E kam thënë dhe e them prapë, për ne napolitanët, çfarë bëri ai është tradhti”, shtoi ai.