Legjenda e Barcelonës

Iniesta viziton ish bashkëlojtarët te Barcelona

Ish mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta ka përfituar nga përfundim i kampionatit në Japoni, për të vizituar ish bashkëlojtarët e tij te klubi katalanas.

Te Barcelona ka ndodhur një ribashkim derisa Iniesta është takuar me Lionel Messin dhe futbollistët e tjerë të “Blaugranave”.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010, u largua nga “Camp Nou” në përfundim të edicionit të kaluar në total me 16 trofe të fituar, për të nisur një aventurë të re në Japoni te Vissel Kobe.

34 vjeçari të hënën në mbrëmje ka vizituar lojtarët e Barcelonës në prag të ndeshjes së vlefshme për javën e fundit në Champions League ndaj Tottenhamit, teksa është fotografuar me Messin, Luis Suarez dhe të tjerë ish bashkëlojtarë dhe miq të tij.

https://www.instagram.com/p/BrOIiXLH18I/?utm_source=ig_embed