Iniesta nis bisedimet me këtë klub

Presidenti i Estudiantes, Juan Sebastian Veron konfirmoi se bisedimet janë zhvilluar me kapitenin e Vissel Kobe Andres Iniesta për një kalim në klubin argjentinas.

Spanjolli është lidhur me një ribashkim me ish shokun e skuadrës së Barcelonës, Javier Mascherano në Estudiantes.

35-vjeçari Iniesta – i kontraktuar me Vissel deri në vitin 2021 – është në Japoni që nga largimi nga Barça në 2018.

“Sot, ne nuk mund të themi se ka negociata me Iniesta”, tha Veron për La Oral Deportiva. “Por po, ka bisedime”.

“Përpjekja për të nënshkruar me Iniesta është diçka që njerëzit nuk do ta harrojnë, pavarësisht nëse materializohet apo jo”.