Andres Iniesta u dëmtua në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike kundër Suwon Samsung në Al Janube Stadium të enjten dhe u inspektua në një spital në Katar.

Ish-mesfushori i Barcelonës u diagnostifikua me këputje të muskulit proksminal të femurit të djathtë, ka njoftuar skuadra e Vissel Kobe në një komunikatë për media.

Iniesta u operua në një spital në Barcelonë gjatë ditës së djeshme në prani të mjekëve të klubit.

Operimi ishte i suksesshëm dhe kurimi pritet të jetë deri në katër muaj.