Jose Mourinho ishte përfshirë shpesh në situata kontraverse gjatë periudhës së tij në drejtimin e Real Madridit, ndërsa legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta beson se portugezi e dëmtoi edhe kombëtaren e Spanjës.
Iniesta e ka akuzuar Mourinhon për kultivimin e urrejtjes mes futbollistëve të Real Madridit dhe Barcelonës gjë që sipas tij ngriti tensione të padurueshme në kampion e “La Rojas”.
Mourinho kaloi 3 sezone në stolin e “Los Blancos” gjatë viteve 2010-2013 ndërsa ndeshjet e “El Clasicos” zhvilloheshin me tensione të mëdha.
Incidenti më i madh ndodhi në Super Kupën e Spanjës në gusht të vitit 2011 kur Mourinho i futi gishtin në sy ndihmësit të Pep Guardiolas, të ndjerit Tito Vilanova.
Pavarësisht se në vitin 2012 Spanja e fitoi Kampionatin Europian, Iniesta ka zbuluar se atmosfera brenda ambientit të kombëtares ishte i tensionuar.
“Nuk duhet të jeni nga Barcelona apo Real Madridi që të ishit të vetëdijshëm se situata ishte e pakëndshme, dhe faktori kryesor ishte Mourinho. I kishte kaluar limitet e rivalitetit normal. Kishte urrejtje, ishte ambient i padureshëm. Tensioni Barcelona-Real Madrid i provokuar nga Mourinho i shkaktoi dëme edhe kombëtares së Spanjës dhe bashkëlojtarëve”, u shpreh Mourinho.







