Rivaliteti mes Roger Federer dhe Rafael Nadal i kalon kufijtë e sportit të tenisit.

Real Madridi klubi më i madh në botë dhe më fitues i të gjitha kohërave po mendon të organizojë një sfidë miqësore mes dy yjeve të tenisit botëror në stadiumin “Santiago Bernabeu”, një ndeshje në praninë e 80 mijë shikuesve që do të thyente me më shumë se dyfishin rekordin e spektatorëve që kanë parë nga afër një ndeshje tenisi.

Ideja e Realit dhe presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez është zbuluar nga mediat spanjolle. Deri tani ndeshja më e ndjekur në tenis është ajo mes Serena Williams dhe Kim Clijsters që u zhvillua në vitin 2010 në Bruksel në praninë e 35 mijë e 681 tifozëve.

Por presidenti i Realit, Florentino Perez dëshiron ta dyfishojë atë shifër duke i bërë një dhuratë të bukur edhe spanjollit Rafa Nadal i cili është një tifoz i zjarrtë i “Los Blancos”.

loading…