Infermieri: Ne shikojmë temperaturën, s’e kemi aftësinë e ministrit që të dallojmë koronavirusin me sy

Asnjë shtetas i Kosovës nuk mund të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri nëse ka temperaturë. Në pikat kufitare po qëndrojë infermierë të cilët u matin temperaturën qytetarëve. Nëse hasin me dikë që ka temperaturë ata thërrasin menjëherë ekipin mjekësor.

Infermieri Fitim Karimani që shërben në pikën kufitare në Vërmicë ka treguat në detaje detyrën e punës së tyre.

“Ne si infermierë kemi për detyrë matjen e temperaturës mirëpo fatkeqësisht nuk e kemi atë aftësi sikur të ministrit që me sy me i identifiku kush është me Covid-19, mirëpo temperatura është një indikator kryesor i Covidit”, tha Karimani.

“Ne e matim temperaturën dhe në moment që temperaturë të ngritur në bashkëpunim me policinë thërrasim Institutin Rajonal të Shëndetit publik ose në numrin 194 ku vjen ekipi mjekësor. Një person me temperaturë s’mund ta kalojë pikën kufitare, flas për shtetasit e Republikës së Kosovës”, shtoi ai për RTV Dukagjini.

Ishte Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ai i cili në një seancë të Kuvendit të Kosovës në përplasje me deputetë të VV’së kishte thënë se ‘në sy shihesh që ke simptome të Covid-19’.

“I nderuar deputet pas karantiminit të plotë ka qenë edhe pesë edhe dy raste jo vetëm këtu po në të gjithë botën, ajo më e keqja ka ndodhë pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën edhe jau lexoj me emra anëtarët e juj që janë të infektuar pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën jau lexoj me emra me mbiemra. Ju jeni persona kontakti, ecni ren bëni testet, pse po ikni nga testet. Ti je me simptoma.  Në sy shihet se ki simptoma, sytë të kallxojnë që ki simptoma”, kishte thënë Zemaj në korrikun e këtij viti.