Infermieri i QKUK-së që aderoi në PDK e quan ofendim vendimin për 150 euro shtesa: Duhet ta bojkotojmë punën

Infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Enlirat Duraku, e ka quajtur ofendim vendimin e Qeverisë Kurti që t’u ndajë nga 150 euro shtesa për mjekët dhe infermierët, për periudhën prill-maj.

Duraku ka thënë se mjekët dhe infermierët, që preken direkt nga ky vendim, duhet ta bojkotojnë punën me pacientët me COVID-19.

“150€ shtesa !?Sakrifica, mundi, angazhimi dhe puna -50% zbritje! Sindikata e Infermierëve të Kosovës, Oda e Infermierëve të Kosovës, duhet të reagoni si zakonisht përmes Facebook edhe e përfundoni obligimin tuaj! Ndërsa ata që vërtetë preken nga drejtpërdrejt nga ky ofendim i qeverisë duhet ta konsiderojnë seriozisht bojkotimin e punës me virusin, pavarësisht kërcënimeve me Komision Disiplinor ose edhe shantazheve tjera”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.