Infantino rizgjidhet president i FIFA-së

Siç pritej, Gianni Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s. Në Kongresin e FIFA-s në Kigali të Ruandës, Infantino ka fituar edhe një mandat në krye të shtëpisë botërore të futbollit.

Votimi u bë me aklamacion, ndërsa besimin për një mandat deri në vitin 2027, delegatët ia dhanë me duartrokitje.

52-vjeçari nuk kishte asnjë kundërkandidat.

Infantino gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të 211 federatave. Edhe Kosova ka qenë mbështetëse e madhe e kandidaturës së Infantinos.

Infantino në krye të FIFA-s është prej vitit 2016.