FFK-FIFA

Infantino e Ceferin ia urojnë ditëlindjen presidentit Ademi

Dita e sotme ishte një ditë e veçantë për presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, i cili feston ditëlindjen e tij të 57-të.

Natyrisht në këso rastesh vijnë urime nga shokët e miqtë e shumtë. Ndërkaq, në mesin e shumë urimeve padyshim duhet veçuar urimet e presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino dhe atij të UEFA-s, z. Aleksander Ceferin.

Ata me urimet e tyre edhe njëherë dëshmuan e konfirmuan respektin dhe miqësinë që kanë për FFK-në dhe për presidentin Ademi.

“I dashur President, i dashur Agim

Në këtë ditë speciale, më lejoni që të ju uroj shumë fat, lumturi, shëndet të mirë dhe sukses.

Shpresoj që do të gjeni kohë për ta kaluar një ditë të mrekullueshme me familjen dhe miqtë tu”.

Shkruan në telegramin e Infantinos me rastin e ditëlindjes së presidentit Ademi.