India thyen për të tretën ditë radhazi rekordin e vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19

India ka raportuar të shtunën për 346,786 raste të reja me COVID-19, duke shënuar rekord rastesh për të tretën ditë me radhë.

Sipas të dhënave zyrtare, ky shtet ka gjithsej 16,6 milionë të prekur me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Edhe numri i të vdekurve prej 2,624 gjatë të shtunës kë shënuar rekord në Indi derisa, që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet kanë vdekur 189,544 persona.

Shikuar në aspektin global, India ka thyer të gjitha rekordet e të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19 gjatë ditës së shtunë.

Numri më i lartë i rasteve pozitive në botë brenda një dite ishte shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2 janar, me gjithsej 300,310 sosh.

Ndërkohë, numri i infektimeve me COVID-19 në Indi është duke e shkatërruar komunitetet dhe spitalet në këtë shtet. Tashmë, gjithçka atje ka arritur limitet, duke përfshirë këtu shtretërit, oksigjeni e ventilatorët.