Sipas mediave të vendit, autoritetet kapën një 29 vjeçar i cili nga valixhja e të cilit dolën afër 50 kafka dhe eshtra të kofshës gjatë kontrollit në stacionin e trenave të qytetit Çapra në shtetin Bihar
Një person që u përpoq të hipte në tren me afër 50 mbetje të skeleteve njerëzore u arrestua në lindje të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave të vendit, autoritetet kapën një 29 vjeçar i cili nga valixhja e të cilit dolën afër 50 kafka dhe eshtra të kofshës gjatë kontrollit në stacionin e trenave të qytetit Çapra në shtetin Bihar.
Një zyrtar i policisë tha se ka mësuar se i dyshuari i marrë në pyetje kishte planifikuar t’i dërgojë mbetjet skeletore në Kinë nëpërmjet Butanit.
Ai tha se janë duke vijuar hetime nëse personi a arrestuar ka lidhje me ndonjë bandë që merret me trafikimin e skeleve njerëzore.
Siç thuhet, trafikantët e skeleteve ua shesin ilegalisht eshtrat mjekëve dhe shkollave mjekësore.







