Afrim Haliti

Indeksi i Reporterëve pa Kufij, Haliti: Tash çohen hajnat e VV-së e kritikojnë këtë raporti si atë të DASh-it

Analisti Afrim Haliti ka komentuar raportin e Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka rënë për 19 vende.

Ai ka ironizuar me gjetjet e këtij raporti, duke thënë se nën Qeverinë Kurti Kosova ka shënuar edhe “progres” në fushën e lirisë së mediave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar se ta zyrtarët e pushtet do të sulmojnë këtë raport, ashtu sic kanë bërë e raportin e DASh-it dhe Freedom House.

“Kosova nën regjimin e Albin Kurtit e paska shënu edhe një “progres” në listën për lirinë e mediave duke rënë për 19 vende më poshtë. Raporti ndër tjera thotë: “Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor. Tash çohen debillat / hajnat / rrencat / mashtruesit e Vetëvendosjes e fillojnë me e kritiku edhe këtë raport sikurse atë të DASH-it dhe Freedom House. Urime Kosovë”, ka shkruar Haliti.