Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, Kurti e njofton Majlinda Kelmendin me një çmim që do t’i jipet në mbledhjen e Qeverisë

Sot është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Pjesmarrës në këtë përurim ishin edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, sportistë dhe figura të njohura të skenës politike e shoqërore.

“Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë. Na keni bërë krenar dhe të mburremi me sukseset e juaja. Puna dhe përkushtimi i madh kanë bërë që ju të keni suksese kaq të mëdha” ka thënë Vjosa Osmani, për xhudistet që i sollën Kosovës medalje në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Majlinda Kelmendi do të shpallet “qytetare me vlera të veçanta”.