Imri Ahmeti konfirmon se 35 vjeçarja e vrarë është H.M. nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Express se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Ahmeti tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

“Jo nuk kam informata më shumë, përveç këtyre qe po raportohet. Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llugaxhi”, tha ai.