Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë sot homazhe te lapidari i dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani – Burgia në 26 vjetorin e rënies.
“Sot bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani – Burgia, në Lipjan dhe në fshatin Ribar i Madh, në nderim të jetës dhe veprës së tij, me rastin e 26-vjetorit të rënies.
Nderimet i vazhduam edhe pranë varrezave të martirëve në Ribar të Madh dhe në fshatin Zllakuqan, aty ku prehen të rënët që sakrifikuan gjithçka për atdheun”, ka shkruar Ahmeti.
Ai tutje thekson se kujtimi për dëshmorët dhe martirët tanë do të mbetet përherë i gjallë, si frymëzim për brezat që vijnë dhe si obligim për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet e përkushtim.
Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për liri! /Ballkani.info/







