importi

Importi nga Shqipëria rritet për 40%, pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin Nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 % për mallrat serbe.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, volumi i mallrave tona drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë Dollarë më shumë eksporte për Nëntorin e këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2017-n. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë se eksportet e miellit dhe materialeve të ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.

Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyjaqeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare. Jaka sqaron setarifa e skanimit në dogana, ajo e terminalit dhe taksa e kalimit përkamionët në rrugën Durrës – Kukës nuk ishërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.