Immobile realizon “hat-trick” në fitoren e thellë të Lazios, shkon +4 gola mbi Ronaldon

Sulmuesi italian Ciro Immobile ka realizuar tre gola në fitoren e thellë 5:1 që Lazio e ka shënuar sonte si mysafir i Veronas.

Immobile ka realizuar dy gola nga penalltia në minutat 45-të dhe 90-të, ndërsa një e ka shënuar në minutën e 84-të.

Immobile ka arritur në shifrën e 34 golave këtë stinor.

Për Lazion në portë ishte Thomas Strakosha dhe u ndëshkua me të verdhë. E për Veronën ishte titullar Amir Rrahmani dhe u ndëshkua me të verdhë.

Lazio pas 36 xhirove zë vendin e katërt me 75 pikë.