Imitimi që i bëri Fury Muhammad Alis bëhet hit në rrjetet sociale

Tyson Fury ka fituar ndaj Tom Schwarz, por edhe ka dhuruar spektakël në ring.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas një nokauti teknik në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në MGM Grand Garden Arena.

I njohur si “Gipsy King” përveç boksave të fortë, arriti të krijoj edhe spektakël ndaj gjermanit Schwarz.

Fury ia vështirësonte punët gjermanit, pasi përveç që e godiste fortë, i ikte shpejt dhe nuk i jepte mundësi për goditje.

Një video që ka pushtuar rrjetet sociale është ajo me pamjet e Furyt duke iu shmangur goditjeve në stilin e legjendës Muhammad Ali.

Këto pamje të shmangies së boksave janë bërë hit në rrjetet sociale, ndërsa shikuesit kanë filluar t’i vënë epitete të ndryshme boksierit britanik.