Imer Mushkolaj, analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka komentuar Qeverinë Kurti gjatë vitit 2023.

Fillimisht Mushkolaj kishte kritikë për opozitarët parlamentar.

“Opozita në përgjithës nuk ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka arritë me dekonstruktu mënyrën e qeverisjës së Kurtit. Unë i kisha lënë 3 në1 këta, Abdixhikun, Krasniqin dhe Haradinajn, se më të dobëtit”, tha Mushkolaj.

“Ndërsa, nga opozita joparalementare, Dardan Molliqaj, unë mendoj përnime se zoti Molliqaj, është i vetmi që po arrin me dekonstruktu deri diku z.Kurti…” – shtoi Mushkolaj.

Mushkolaj bëri zgjedhjen e tij edhe për pyetjen për ministrin/en më të suksesshm/e.

“Hajdari, Nagavci dhe Gërvalla”, tha fillmisht Mushkolaj, duke shtuar “se nuk është që nuk kanë bërë punë por mënyrën se si e kanë prezentuar punën e tyre, efektivisht si kanë provuar t’i arsyetojnë skandalet e tyre për mu ka qenë skandaloze”, tha më pas Mushkolaj.

E ministri më i sukseshëm sipas Mushkolajt ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Aq sa ka pasë kompetenca ka bërë një punë të mire”, vlerësoi analisti ministrin Sveçla, teksa e përgëzoi për aksionet politike në veri, të cilat i mendon se erdhen si vullnet politik i ministrit në fjalë.

BONUS VIDEO: Forcës së Sigurisë i janë shtuar 325 rekrutë të rinj, të cilët janë betuar në mbrojtje të atdheut