Imami Naçi për videot e hoxhallarëve kundër femrave: Mos nxitni konflikt e fyerje midis shqiptarëve

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi i njohur për ligjëratat dhe humanizimin e tij, ka reaguar ndaj videove të ndryshme që po shpërndahen në rrjetet sociale, ku hoxhallarë të ndryshëm po flasin për femrat dhe vlerat e tyre në shoqëri.

Sipas imamit shqiptar, nuk është e ndershme që të shkëputen disa sekonda të fjalimeve, për të cilat postime ai tha që po nxitin konflikte dhe urrejtje mes shqiptarëve, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i tij:

Te nderuar Vellezer dhe Motra me qindra Hoxhallare flasin cdo dite per miresite dhe vlerat qe ka femra ne fene Islame, nuk eshte e ndershme qe dikush te shkepuse disa sekonda nga fjalimet e Hoxhallareve dhe te nxise konflikte dhe fyerje midis Shqiptareve. Nese duan ti pasqyrojne Hoxhallaret mos ti shkepusin jashte kontekstit por ti pasqyrojne edhe qindrat e Hoxhallareve te nderuar qe e ngrejne vleren e femres ne piedestalin qe i takon!