Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti

Në këtë vizitë ai bashkë më presidentin Ilir Meta kanë vizituar këto zona që u goditën nga një tërmet i fuqishëm në mëngjesin e 26 nëntorit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falemnderuar popullin dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e madhe ofruar Shqipërisë.

Ndër tjerash ai ka folur edhe për FSK-në.

““FSK shkëlqeu me reagimin e menjëhershëm që në orët e para për përballimin e kësaj tragjedie. Kanë bërë më të mirën përkrah të forcave tona. Ky solidaritet ee ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave. Duhet të jemi krenar për FSK-në, për policinë e Kosovës, çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë treguar”, tha Meta. /Ballkani.info/