Ilir Kërçeli komenton deklaratën e Pozharit: Tha, ka lakmu në Audi andaj edhe noshta e ka lyp me e vra brutalisht..

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas rastit tragjik në Ferizaj ku një vajzë është dërguar pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune.

“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Pozhari e ka bërë një koment tjetër, duke thënë se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë.

E ndaj këtij komenti ka reaguar shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Skender Kercelli.

“Tha, ka lakmu ne Audi andaj edhe noshta e ka lyp me e vra brutalisht! ”, ka komentuar ai ne Facebook.

Edhe anëtari i PSD, Nol Nushi, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

“Regjimi i ri dhe analistet e tij…

Mentaliteti i Babes”, ka shkruar ai, derisa ka nēnvizuar fjalën Audi.

M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali./Scanner/