Ilir Ibrahimi: Vjosa Osmani i ka dhënë fund karrierës së saj politike me kalimin në VV

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka parashikuar fundin politik të Vjosa Osmanit pas kalimit të saj në listën e Lëvizjes së Albin Kurtit.

Ai tha se karriera e saj ka marrë fund pas “transferimit” me gjithë listën e saj nën petkun e “kuq” të VV-së, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë që Osmani ka krijuar listën Guxo, por ndoshta edhe për shkak të kohës dhe rrethanave nuk arriti ta frymoi të plotë.

Në anën tjetër sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë nga e cila u përjashtuua Osmani, derisa partia bashkëpunuese në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas këtyre parashikimeve po prinë bindshëm./Ballkani.info/