Kryetari i Istogut, Ilir Ferati do të shëtitet tash e tutje me një veturë super luksoze.

Në tenderin e publikuar figuron blerja e bërë për komunën nga një autosallon në Ferizaj. Vlera e veturës arrin në 52 mijë e 599 euro.

Në përshkrim thuhet se blerja është bërë për zyrën e kryetarit.

Çmimi më i ulët dhe më i lartë i tenderit për veturë për zyre të kryetarit ka vlerën aq sa komuna ka shfrytëzuar për të blerë këtë veturë.

Po ashtu Komuna ka blerë edhe vetura për administratë komunale. Administratës, veturat i kanë kushtuar mbi 70 mijë euro. Kompania fituese e këtij tenderi është “Auto Mita SH.P.K.”.