Ilir Dugolli flet për herë të parë pas konfirmimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA

Ilir Dugolli, emri i të cilit u konfirmua nga MPJ për ambasador të Kosovës në SHBA ka reaguar për herë të parë për pozitën që do ta marrë.

Ai ka falënderuar ish-kolegët e tij, përfshirë Vlora Çitakun, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ndihet i përulur dhe i nderuar që i është besuar një pozitë e tillë.

Postimi i plotë:

Faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira! Jam i përulur dhe i nderuar që më është besuar një përgjegjësi kaq e veçantë e kryer ndër vite nga kolegë të nderuar Avni Spahiu, Akan Ismaili, Vlora Çitaku.