Ilir Daja tregon synimin e Ballkanit në Ligën e Konferencës

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe sulmuesi Albion Rrahmani po flasin në një konferencë për media në Turqi para takimit me Sivassporin në Ligën e Konferencës.

Trajneri shqiptar, Ilir Daja është pyetur në konferencë për synimin e Ballkanit në këtë kompeticion.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft  të fortë. Kemi bërë një lojë të mirë. Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është të paraqitemi sa më mirë, të përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë se herave të tjera ta kemi synim kalimin e grupit”, ka thënë Daja në konferencë për media.

Sivasspor – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në Turqi.

Dy ekipet bëjnë gara në Grupin G në Ligën e Konferencës.