Ilir Daja flet para duelit me Cluj, konfirmon mungesën e madhe të Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes së parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj.

Daja konfirmoi mungesën e kapitenit, Edvin Kuc për këtë takim ndërsa vlerësoi se mungesa e mesfushorit do të jetë e rëndësishme për ekipin suharekas.

“Mund ta konfirmojë që Kuc do të mungojë. Është një mungesë shumë e rëndësishme për ne, pasi që me të në fushë, ekipi duket më i kompletuar, por do mundohemi që me lojtarët që kemi në dispozicion ta bëjmë më të mirën”, tha Daja.

“Ekipet që kemi përball janë më favorite. Ne do të promovojmë me forcën tonë. Nuk jemi në raporte të barabarta, vijnë më të freskët se ne, sepse s’kanë luajtur në fundjavë. Shpresojmë që nesër të gjejmë djemtë në formën më të mirë”, shtoi trajneri shqiptar Daja.

Në konferencë me Dajën ishin edhe mbrojtësi, Lumbardh Dellova e drejtori sportiv, Nderim Nexhipi./Demokracia.com/