Ilir Daja flet nga Turqia: Takimi me Sivassporin i vështirë, kemi edhe mungesa, lojtarët ta tregojnë veten

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe sulmuesi Albion Rrahmani po flasin në një konferencë për media në Turqi para takimit me Sivassporin në Ligën e Konferencës.

Trajneri shqiptar, Ilir Daja gjatë fjalëve të para të tij në konferencë para gazetarëve e vlerësoi si të vështirë përballjen ndaj skuadrës turke. Ai shtoi se ekipi i tij përballet me mungesa.

“Jemi në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Konferencës. Sigurisht që ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë pasi kemi përballë ekipin e Sivassporit që së bashku me Slavia Prahën pas dy ndeshjeve kryesojnë në renditjen e grupit. Nesër përballemi me disa mungesa, por që ana tjetër e medaljes është se lojtarët që do të jenë pjesë të formacionit bazë do ta kenë shansin të tregojnë veten e tyre përpara një kundërshtari të fortë siç është Sivasspori”, ka thënë në fjalën hyrëse të tij trajneri, Ilir Daja në konferencë për media.

Sivasspor – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në Turqi.

Dy ekipet bëjnë gara në Grupin G në Ligën e Konferencës.