“Il Messaggero”: Ronaldo rrugës për ta fituar ‘Topin e Artë’, lë prapa Messin e Van Dijkun

Cristiano Ronaldo po përgatitet të fitojë Topin e Artë të gjashtë në karriere.

Nga Franca janë shtuar zërat që e shohin “asin” portugez në epërsi ndaj Virgil van Dijk dhe Liuonel Messit në garën për këtë çmim individual prestigjioz, që jepet nga revista “France Football”.

Sipas “Il Messaggero”, përveç kontakteve të vazhdueshme të CR7 dhe Komitetit të Topit të Artë numër 64 më histori, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të “France Football” për një intervistë.

Në Torino mësohet se është organizuar një darkë me anëtarët e këtij delegacioni, në prani edhe të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

CR7 mësohet se ka parakaluar mbrojtësin e Liverpoolit, që konsiderohej favorit për këtë çmim edhe nga kompanitë e basteve, falë rekordit personal të mbi 700 golave në karrierë. Kësaj arritjeje i shtohen edhe trofetë e fituar nga sulmuesi luzitan: titulli i Serisë A dhe Superkupa e Italisë me Juvetusin dhe Nations League me Portugalinë.

Për Cristiano Ronaldo, që do të pasonte kroatin Luka Modric (emri i tij nuk është në listën e 30 të nominuarve), do të ishte Topi i Artë i gjashtë në karrierë pas triumfeve në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Me suksesin e radhë do të linte pas rivalin e përjetshëm, Lione Messi, që gjithashtu deri tani ka fituar 5 Topa të Artë.

loading…